Vuçiqi i ankohet Quintit për taksën

08 maj 2019 | 14:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar të mërkurën me ambasadorët e shteteve të Quintit- Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermaninë, si dhe me kreun e delegacionit të BE-së në Beograd.

Në takim Vuçiq është ankuar para ambasadorëve dhe zyrtarëve të BE-së për taksën me ç’rast ka thënë se “Serbia pa fajin e saj është në një pozitë të vështirë dhe se nuk e kupton taksën e Prishtinës as miratimin e rezolutave të reja kundër Serbisë dhe popullit serb”.

Presidenti serb ka biseduar me ambasadorët edhe rreth takimit të javës së shkuar të mbajtur në Berlin, takimin me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, si dhe ngërçin në dialogun Kosovë-Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri britanik Anthony Joshua ka dhënë një mesazh të rëndësishëm…