Vuçiqi i ka shpallur luftë Shaip Kamberit, merret vendimi që të përsëriten zgjedhjet në Tërnoc

10 maj 2022 | 16:39

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe vartësi i tij në pushtet Ivica Daçiq i kanë shpallë luftë Shaip Kamberit nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës.

Komisioni Republikan Zgjedhor në Beograd ka shqyrtuar kërkesën e SPS-së së Daçiqit dhe ka vendosur që të përsërisin zgjedhjet në Tërnoc aty ku një javë më parë Kamberi fitoi votat që ia mundësuan rizgjedhjen deputet në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi ka thënë se Vuçiqi dhe Daçiqi po vazhdojnë t’i përjashtojnë shqiptarët nga institucionet shtetërore.

“Pushteti autoritar i Vuçiqit dhe Daçiqit në Beograd po vazhdon të veprojë për t’i përjashtuar ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore. Dje instrumentalizuan politikisht Komisionin Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc të Bujanocit. Përderisa ne do të ankohemi në Gjykatën Administrative, kjo flet se Beogradit zyrtar i pengon edhe një deputet i vetëm shqiptar në një parlament me 250 deputetë, kryesisht serbë dhe të dominuar nga SNS i Vuçiqit dhe SPS i Daçiqit”, ka shkruar Kamberi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin Komunal të Prishtinës janë përplasur në mes vete,…