Vuçiqi i kërkon O’Brienit që ShBA-ja të mos vendos sanksione ndaj industrisë së naftës
19 dhjetor 2024
| 12:23
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, të cilit i ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos i vendosin sanskione Industrisë së Naftës së Sebrisë (NIS) e cila në përqindjen më të madhe është në pronësi të Gazprom-it të Federatës së Rusisë.
Kjo pasi Vuçiq ka paralajmëruar se është në dijeni që nga 1 janari i vitit të ardhshëm ShBA mund të sanksionojë këtë kompani – për shkak se profitet e saj kanë shkuar në financimin e agresonit rus ndaj Ukrainës.
“Një nga temat ishte çështja e NIS dhe pasojat që vendosja e sanksioneve nga ShBA-të mund të lindë mbi ekonominë dhe qytetarët e Serbisë, veçanërisht në dritën e krizës globale energjetike”, ka shkruar Vuçiqi në “Facebook”.