Vuçiqi: I përcolla qëndrimet e mija për Kosovën, por nuk dua t’i fyej nikoqirët
07 korrik 2023
| 14:51
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar të premten në Vjenë se ua ka përcjellë bashkëbiseduesve të tij, kancelarit austriak, Karl Nehammer dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban qëndrimet e Serbisë për situatën në Kosovë.
“Unë fola për këtë dhe shpreha pikëpamjet e Serbisë, por për shkak të qëndrimit të ndryshëm ndaj natyrës juridike të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nuk dua të flas më tej për këtë dhe të mos i vendos nikoqirët apo mysafirët e tjerë një pozitë e pakëndshme”, ka thënë Vuçiqi kur është pyetur nga një gazetar se kanë diskutuar edhe për situatën në Kosovë.