Vuçiqi i reagon Haradinajt: Deklaratat për bashkim të Kosovës me Shqipërinë janë kërcënim për botën
19 janar 2021
| 11:32
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar këtë të martë lidhur me një deklaratë të kryetarit të në detyrë të AAK-së, Ramush Haradinaj, për një mundësi të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Vuçiqi është shprehur se nga kjo nuk kërcënohet vetëm Serbia, por Evropa dhe mbarë bota, shkruan “Danas”.
“Kësaj nuk do t’i përgjigjemi me një kërcënim. Mund të bëni ç’të doni, por ne do të kemi një përgjigje të duhur dhe adekuate. Qytetarët nuk duhet brengosur”.
“Ne do të jemi në gjendje për të reaguar. Nuk po kërcënoj askënd, por që krijimi i Shqipërisë së Madhe është kërcënim për Serbinë, rajonin, Evropën dhe mbarë botën”, është shprehur Vuçiqi.