Vuçiqi i reagon Kurtit pas paralajmërimit për vendosje të reciprocitetit
15 shtator 2021
| 11:42
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi ky i fundit ka paralajmëruar vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.
Vuçiqi sot ka marrë pjesë në një ngjarje ku ka shpalosur armë dhe aparate ushtarake të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të ushtrisë serbe.
Ai aty është pyetur lidhur me paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me zbatimin e reciprocitetit me Serbinë, shkruan “Kossev”.
Vuçiqi është përgjigjur se Kurti e ka të pamundur të ndikojë në lëvizje irracionale.
“Për të ndikuar në lëvizje irracionale është absolutisht e pamundur. S’mund të ndryshosh asgjë këtu”, ka thënë Vuçiqi.
Vuçiq sot do të takohet në Beograd përfaqësuesit e Listës Serbe.