Vuçiqi: I thashë Novakut tonë se e gjithë Serbia është me të

06 janar 2022 | 08:38

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë ka biseduar në telefon me Novak Gjokoviqin dhe ka thënë se në përputhje me të gjitha normat e së drejtës publike ndërkombëtare, Serbia do të luftojë për Gjokoviqin, për drejtësi dhe të vërtetë.

“I thashë Novakut tonë se e gjithë Serbia është me të dhe se autoritetet tona po marrin të gjitha masat për të ndaluar maltretimin e tenistit më të mirë në botë në një periudhë sa më të shkurtër të mundshme”, ka shkruar Vuçiq mbrëmë në llogarinë e tij në Instagram, raporton Tanjug.

Reagimi i kryetarit të Serbisë erdhi pasi Australia ia anuloi vizën tenistit Novak Gjokoviq, për pjesëmarrjen në turneun e madh të tenisit “Australian Open” shkaku i mosvaksinimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot…