Vuçiqi i thotë Putinit: Zgjidhja për Kosovën është ende larg
02 tetor 2018
| 14:39
“Zgjidhja për Kosovën është ende larg”, kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të martën në Moskë.
Vuçiq ka thënë se situata në Ballkanin Perëndimor është komplekse dhe se Serbia duron provokime, porse “dëshiron paqe dhe stabilitet”.
Ai e ka falënderuar Rusinë për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe të interesave të Serbisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i “Radios Evropa e Lirë”.
Putin ka theksuar se në takim me Vuçiqin do të bisedohet për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe situatën në rajon.
Ky është takimi i dytë i Vuçiqit me Putinin këtë vit.
Vuçiq ka thënë të hënën se do të kërkojë ndihmë nga Putini për çështjen e Kosovës.