Vuçiqi i thotë Taninit se është i gatshëm t’i ndihmojë serbët e Kosovës
06 prill 2020
| 11:08
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Beogradi është i vendosur t’i ndihmojë serbët në Kosovë për luftimin e koronavirustit. Ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë edhe me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në luftën ndaj pandemisë.
Sipas presidencës serbe, Vuçiqi shprehu shqetësimin për përhapjen e infeksionit në Kosovë në një bisedë telefonike me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.
Vuçiqi dhe Tanin gjithashtu diskutuan për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë me rastin e seancës së ardhshme të Këshillit të Sigurimit të KB kushtuar raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të KB për punën e UNMIK-ut që do të mbahet përmes video-konferencës gjatë këtij muaji.