Vuçiqi i zemëruar për KOSTT-in, paralajmëron për Gazivodën: Mos tentoni që të merrni atë

23 prill 2020 | 14:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është shfaqur i hidhëruar sot para medieve, duke lëshuar një varg akuzash drejt bashkësisë ndërkombëtare për, siç thotë ai, shpërfilljen e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ai ka thënë se e kanë ditur të ‘humbur’ sistemin energjetik, por ka paralajmëruar për Gazivodën që të mos merret sipas tij.

“Ne do të merremi dhe do të merremi me këtë publikisht. Nesër do të bisedoj me përfaqësuesit evropian. Nëse dikush mendon se ka ardhur koha që fizikisht të na marrin Gazivodën e Valaqin, unë i lus që mos ta bëjnë”, ka thënë Vuçiqi, duke shtuar se “në Kosovë është parë që gjithë çka ju duhet fuqive perëndimore të merret vendim bëhet, ndërsa e drejta dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk i lidhin edhe aq”.

“Për këtë nuk pyesin për Asociacionin e Komunave Serbe, por sistemimet transmetuese në Kosovë i duan nën kontroll. Këtë e arritën me çdo çmim. Mirë atëherë, edhe kjo për ne është mësim dhe e kemi ditur me vite tanimë”, ka thënë ai.

Nesër mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë në OKB në të cilin do të shpaloset raporti i UNMIK-ut në Kosovë dhe presidenti serb ka thënë se deri më tani qëllimisht nuk ka folur për qëndrimet e fuqive të mëdha, si dhe për anëtarësimin e KOSTT-it në ENTSO.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka konfirmuar se Kampionati Evropian në…