Vuçiqi i zotohet Merkelit për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit

19 mars 2020 | 08:36

Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë pasur sot një videokonferencë. Siç bëhet me dije nga zyra e kancelares Merkel, ata kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale dhe ekonomike, për procesin e pranimit të Serbisë në BE dhe për reformat përkatëse si dhe rreth situatës në rajon.

Nga zyra e kancelares Merkel njoftojnë se ata kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale dhe ekonomike, për procesin e pranimit të Serbisë në BE dhe për reformat përkatëse si dhe rreth situatës në rajon.

Kancelarja Merkel dhe presidenti Vuçiq folën gjerësisht edhe për sfidat për përballimin e koronavirusit, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët. Sipas deklaratës së qeverisë gjermane, kancelarja mirëpriti gatishmërinë e presidentit serb për të hyrë në një dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja për heqjen barrierave tregtare jotarifore midis Serbisë dhe Kosovës.

Po ashtu, në deklaratë thuhet se kancelarja Merkel mirëpriti gatishmërinë e Serbisë për t’i zbatuar marrëveshjet e Brukselit për menaxhimin e integruar të kufijve, të cilat duhet të fillojnë me vënien në punë të pikë kalimit të Merdares. Presidenti Vuçiq këmbënguli në plotësimin e të gjitha dispozitave te marrëveshjes së Brukselit”, thuhet më tej në deklaratë.

Kancelarja dhe presidenti serb janë shprehur edhe për rifillimin sa më të shpejtë të dialogut të normalizimit të marrëdhënieve Serbi – Kosovë dhe presidenti Vuçiq ka premtuar se do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për ta bërë këtë dialog të suksesshëm dhe për t’i shmangur pengesat e ndërsjella, në mënyrë që të krijojë një atmosferë konstruktive dhe të hapur për bisedimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina, shteti ku lindi Covid 19, sa vjen e normalizohet…