Vuçiqi ia kthen Sveçlës: Shkëlqyeshëm po iu shkojnë reduktimet e rrymës
16 shtator 2022
| 16:59
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq i është kundërpërgjigjur ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlës, pasi ky i fundit ka thënë se Serbinë nuk e presin ditë të lehta.
Vuçiq ka shfrytëzuar situatën energjetike në të cilën ndodhet Kosova për t’iu kundërpërgjigjur kreut të MPB-së.
Kreu i shtetit serb është përgjigjur me ironi duke thënë se “i vjen mirë që kanë ditë të lehta përpara, sidomos me ndërprerjet e energjisë elektrike”, shkruan KoSSev.
“Po funksionon shkëlqyeshëm për ta me mungesa të energjisë dhe është shumë e lehtë dhe e këndshme për ta”, ka thënë Vuçiq.