![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/10/3FBF15D0-16BA-4674-8253-72833AAE34B7.jpeg)
Vuçiqi: Ideja ime për kufirin, më e mira për të ardhmen e Serbisë
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se ideja e tij mbi zgjidhjen e ngërçit me Kosovën është më e mira për të ardhmen e Serbisë, por ajo ka hasur në kundërshtim të përgjithshëm.
Kreu i shtetit serb u shfaq i gatshëm për një zgjidhje kompromisi, duke shtuar megjithatë se një e tillë nuk po duket në horizont.
“Topin”, praktikisht, Vuçiq, ia la popullit serb, duke treguar se nuk mund ta ndryshojë vullnetin e tij.
“Kam parë kundërshtim të përgjithshëm të publikut për atë që mendova të ofroja. Për mua, kjo situatë është goxha e vështirë sepse mendoja qe ideja ime ishte me e mira për Serbinë, por kjo do të shihet vetëm në 15-20 vjetët e ardhshme. Duhet të pajtoheni me vullnetin e popullit, por njerëzit duhet të kujtojnë se unë isha për zgjidhje tjetër”, ka thënë Vuçiq.
“Kam konstatuar se populli praktikisht po thotë se e tërë Kosova duhet të mbetet kështu, se duhet t’i kemi kufijtë në Jarinë e Bërnjak, e nëse populli thotë kështu, unë nuk mund t’i kundërvihem; dëshira e qytetarëve duhet respektuar”, ka shtuar Vuçiq.