![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/12/vuqiq.jpg)
Vuçiqi informon ambasadorin rus për protestën e mbrëmshme
25 dhjetor 2023
| 12:26
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko, të cilin e ka njoftuar për protestat e mbrëmshme në Beograd.
“E informova ambasadorin Alexander Botsan-Kharchenko për trazirat e mbrëmshme në Beograd dhe përsërita se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve dhe Serbisë tonë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Ai tha se janë shkëmbyer mendime edhe për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike.
Protestat e mbrëmshe para parlamentit në Beograd u zhvilluan kundër mashtrimit zgjedhor në shkallë industriale.