Vuçiqi iu thotë fëmijëve serbë të Kosovës se Beogradi është kryeqyteti i tyre

07 korrik 2019 | 14:16

Beogradi ka qenë gjithmonë dhe gjithmonë do të jetë kryeqyteti juaj. Kështu iu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq fëmijëve nga shkollat fillore në veri të Kosovës, të cilët i ka pritur në zyrën e tij.

“Ky është kryeqyteti juaj. Ka qenë gjithmonë dhe gjithmonë do të jetë. Por mesazhi im kryesor është të mësoni dhe të jetë të denjë, t’i dëgjoni prindërit, dhe të besoni në veten tuaj. Unë dua të luftoj që të qëndroni dhe të mbijetoni në ‘Kosovë dhe Metohi’, në Zveçan dhe vende të tjera”, ka thënë Vuçiqi.

Vuçiqi ka njoftuar fëmijët se është duke u përgatitur ta vizitojë Kosovën në shtator apo tetor.

Presidenti serb ka komentuar “krizës humanitare në veri”, me ç’rast ka thënë se “Serbia do të ketë sukses në furnizimin e Kosovës me mallra në ditët e ardhshme”. /Klan Kosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se të gjithë personat…