Vuçiqi: Jam presidenti më budalla në botë

29 nëntor 2022 | 15:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për “TV Pink” ka thënë se i vjen keq për vendimin e tij që Serbia të braktis gërmimet për litium.

Ai ka thënë se me marrjen e një vendimi të tillë është treguar “presidenti më budalla në botë”, shkruan “N1”

Këtë deklaratë Vuçiqi e ka bërë teksa ka folur për protestën e aktivistëve për mbrojtje të ambientit përpara ndërtesës së Qeverisë së Serbisë.

Ai ka thënë se nuk e kupton pse ata po protestojnë përpara qeverisë.

“Kur të protestojnë ata duhet të protestojnë përpara Presidencës”, ka thënë Vuçiqi, duke paralajmëruar edhe përballje me ta, meqë çmimi i litiumit në bursa ka shkuar në 82 mijë e 500 dollarë për ton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në…