Vuçiqi: Jemi afër zgjidhjes për targat, duam paqe

30 shtator 2021 | 12:28

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur sot në një konferencë pas takimit që ka pasur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Nga Nishi, presidenti serb ka pranuar se janë afër zgjidhjes së një marrëveshjeje me Kosovën për çështjen e targave, dhe se duan paqe.

Më tutje, Vuçiqi ka thënë se nuk qesin kushte dhe se dialogu i Bashkimit Evropian është themeltar.

Ndryshe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ia ka bërë të qartë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, pa e zgjidhur çështjen me Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kombëtares së Gjermanisë, Hansi Flick është duke konsideruar…