Vuçiqi, Johnsonit: Respektimi i sovranitetit të shteteve është thelbësor për ne

04 mars 2022 | 18:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe rreth situatës në Ukrainë ka thënë se është esenciale për Serbinë respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe integriteti territorial i shteteve.

“Sapo kam përfunduar një bisedë me Boris Johnson, në të cilën theksova se parimi i respektimit të normave të së drejtës ndërkombëtare është thelbësor për Serbinë, si dhe respektimi i integritetit territorial të shteteve sovrane”, tha Vuçiç në një postim në Instagram.

Vuçiq e ka ftuar Johnsonin për një vizitë zyrtare në Serbi, duke thënë se që 42 vjet në Serbi nuk shkeli asnjë kryeministër britanik.

I pari i serbëve tha se mori garanci nga kryeministri britanik se së shpejti do t’i vizitojë.

Ditë më parë, Vuçiç doli me një qëndrim për ngjarjet në Ukrainë, ku si konkluzion tha se Serbia i jep mbështetje të plotë integritetit territorial të Ukrainës dhe se e konsideron të gabuar shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës. Megjithatë, Serbia s’iu bashkua vendeve të tjera europiane për t’i vendosur sanksione Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bombardimet dhe raketat e hedhura nga rusët në Ukrainë nuk…