Vuçiqi ka qenë i përfshirë në trajnimin e grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë

17 korrik 2024 | 08:57

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është shprehur se autoritetet në Prishtinë kanë prova se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka qenë drejtpërdrejtë i përfshirë në trajnimin e grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Sveçla tha se Kosova i ka të gjithë skenarët dhe përgatitjet e duhura për t’iu përgjigjur agresionit të mundshëm serb.

Ai tha gjithashtu se gjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, është punuar që situata në Veri të Kosovës t’i kthehet normalitetit.

“Kishim fatin të mblidhnim shumë dëshmi lidhur me grupin terrorist. Tani e dimë se para sulmit në Banjskë, ky grup është trajnuar në një poligon zyrtar ushtarak të Serbisë. Së fundi, Vuçiq vizitoi këtë poligon, ku ushtria e rregullt serbe pati një trajnim ushtarak. Kemi incizimet, kemi pranim dorëzimet e armatimit nga magazinat e ushtrisë për këtë grup terrorist. Kemi informata inteligjente, dëshmi gojore, që tregojnë se Vuçiq ishte i drejtpërdrejtë i përfshirë në trajnimin e këtij grupi. Kemi të gjitha dëshmitë. Është tjetër nëse dëshirojmë t’i injorojmë apo minimizojmë. Ne për këto arsye kemi pasur edhe takime të Këshillit të Sigurisë. Ne kemi skenarët, përgatitjet dhe mobilizimin e kapaciteteve tona për t’iu përgjigjur çdo lloj agresioni të grupeve terroriste të financuara nga Serbia. Ne po punojmë që 17 % e territorit të Kosovës t’i kthehet normalitetit. Të gjithë e dimë se për 22-23 vite situata në veri të Kosovës, në 4 komunat veriore nuk ka qenë normale. Ka qenë një agresion i hapur i Serbisë përmes instrumenteve të saj, që është shpërfaqur herë shumë agresive, duke shtypur popullin shqiptar atje, si në vitin 2000 kur u shpërngulën nga Mitrovica e Veriut 11 mijë shqiptarë e u vranë 11 persona”, tha Sveçla. /euronews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia amerikane ka qëlluar për vdekje një burrë disa blloqe…