Vuçiqi: Kam dhimbje të padurueshme në dorën e djathtë, nuk mund të nënshkruaj marrëveshje

19 mars 2023 | 14:09

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar sot për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Vuçiqi përsëri ka thënë se në Ohër nuk ka nënshkruar asgjë. Ai ka thënë se ka dhimbje në dorë dhe prandaj nuk mund të nënshkruajë.

Më tutje, ai ka thënë se kjo dhimbje do të vazhdojë edhe për katër vite duke lënë të kuptohet se deri atëherë nuk mund të ketë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam dhimbje të padurueshme në dorën e djathtë dhe të nënshkruaj me dorën e djathtë. Dhe kjo dhimbje do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Vuçiqi, raportojnë mediat serbe.

Vuçiqi është shprehur se do të bëhej edhe më e vështirë për Serbinë pas gjashtë muajsh.

“Ajo çka ka rëndësi është se ne nuk varemi më nga vullneti i Prishtinë”, ka thënë Vuçiq në komentet e përgjithshme të tij për Aneksin e djeshëm.

“Pse nuk nënshkrova? Për shkak të shumë gjërave. Serbia është një shtet i njohur ndërkombëtarisht, dhe për mua e ashtuquajtura Republikë e Kosovës nuk është shtet i pavarur…”, ka thënë ai, duke përmendur kritikën e Kurtit për mungesën e nënshkrimit të palës serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka reaguar pas marrëveshjes…