Vuçiqi: Kam pasur një takim të gjatë dhe të hapur me përfaqësuesit e Quint-it dhe BE-së
27 mars 2024
| 13:01
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije të mërkurën se ka zhvilluar një bisedë të gjatë dhe të hapur me përfaqësuesit e Quinit-it dhe Bashkimit Evropian (BE).
Në këtë takim kanë qenë të pranishëm: ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ambasadori i Britanisë së Madhe, Edward Ferguson, ambasadori i Francës, Pierre Fauchard, ambasadori i Italisë, Luca Gori, ambasadorja e Gjermanisë, Anke Konrad dhe shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuele Giofre, raporton “Tanjug”-u.
Po ashtu në këtë takim ishte i pranishëm ishte edhe i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.