Vuçiqi: Kam respekt për Ramën, por ai s’është i autorizuar ta bëjë statutin e Asociacionit

13 qershor 2023 | 11:32

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq,  ka folur për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacion e komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se e respekton kryeministrin Rama, por sipas tij ai nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asociacionit

Vuçiqi ka thënë se Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues dhe kësisoj nuk mund të bëjë draf-statut për Asociacionin.

“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit menaxhues serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”.

“Nuk kemi çfarë të negociojmë këtu. Na jepni vetëm parimet dhe organet e Asociacionit siç janë negociuar dhe siç e kam inicializuar në vitin 2015 me (në atë kohë kryeministrin e Kosovës) Isa Mustafën Nuk kërkojmë asgjë më shumë. A e dini se kur do të jetë? Asnjëherë, sigurisht jo derisa Kurti është në pushtet”, ”, ka thënë Vuçiqi për “TV Happy”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Alain Giresse e…