Vuçiqi kërcënon integritetin territorial të Malit të Zi, ia përmend njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, do të kuptojë se kush janë miqtë e Serbisë.
Ai e ka kritikuar Malin e Zi për vendimin e tij për ta mbështetur Rezolutën, por edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Unë nuk ndërhyj në punët e brendshme të Malit të Zi dhe është vendim i tyre se si do të votojnë ka të bëjë me një truk perfid… Nuk është arritur marrëveshje me Serbinë për amendamentet e rezolutës. Dikush e ka bërë që të lajë ndërgjegjen se pse do ta votojnë rezolutën. Pra, Serbia nuk e njohu pavarësinë, as Pljevlja, as Herceg Novi, asgjë në Mal të Zi, nja 13 për qind e territorit të Malit të Zi, nuk ishte Serbia ajo që e miratoi rezolutën se si Mali i Zi mori pjesë në agresion në miratimin e rezolutës në të cilën morën pjesë serbët”, shtoi ai.
Mali i Zi ishte vendi i 49 që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.