
Vuçiqi konfirmon se do të takohet me djalin e Trumpit, tregon se për çfarë do të flasë me të
11 mars 2025
| 12:45
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka konfirmuar takimin me Donald Trump Jr, djalin e presidentit amerikan Donald Trump, sot (e martë) në Beograd.
Përmes një videoje në “Instagram” ku ka folur për disa tema, Vuçiqi ka thënë se do të takohet me Trump Jr për “pak minuta” dhe se me të do të flasë për ekonominë.
“Dhe për pak minuta do të pres Donald Trump Jr., do të flas për ekonominë, sfidat e reja, të mëdha, do të thosha, por edhe sukseset e Serbisë në të ardhmen. Dhe ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për vendin tonë”, ka thënë ai.
Më herët, disa medie në Serbi kanë raportuar me burime për vizitën e Trump Jr në Beograd.