Vuçiqi konfirmon takimin e nesërm me Kurtin: S’jam optimist

20 nëntor 2022 | 10:38

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka konfirmuar takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Vuçiq tha se takimi do të mbahet nesër në ora 8:00 në Bruksel.

Një nga temat që do të diskutohet është edhe ajo e targave. Ai tha se nuk është optimist për arritjen e një marrëveshje.

Ndryshe, sonte në mesnatë pritet të hyjë në fuqi masa e dytë e Qeverisë, ajo e shqiptimin të gjobës prej 150 eurove për veturat me targa ilegale.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziun, por deri më tani s’ka marrë përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllaznimi ka shënuar fitore të rëndësishme, duke mundur Pejën në…