Vuçiqi: Kosova është shtet i pavarur për Amerikën, atyre s’iu intereson asgjë përpos njohjes
01 nëntor 2019
| 14:10
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur për ShBA-në dhe këtij shteti nuk i intereson asgjë tjetër përveç njohjes.
“Ky është qëndrimi i tyre (Amerikës), sido që të jetë administrata, janë pritshmëritë e tyre. Unë pres të njëjtën gjë nga Matthew Palmer kur të vijë e të na thotë. Sidoqoftë, nuk e di se çfarë duhet të thotë BE-ja”, ka thënë ai.
Vuçiqi ka thënë se BE-ja duhet të jetë më specifike sepse sipas tij nuk kanë një pozicion të qartë për Kosovën.