Vuçiqi: Kosova ka përkrahje për ta konsideruar Kishën e Deçanit trashëgimi të vetën
29 dhjetor 2019
| 15:22
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbajtur sot një konferencë për medie, ku mes tjerash ka folur edhe për Kosovën.
Kur bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore serbe dhe monumentet në Kosovë, ai ka thënë se shpreson që do të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe përmes rrugëve diplomatike.
“Nuk dua të jem një zog ogurzi. Shpresoj që nuk do të arrijnë të na bindin se Kisha e Deçanit dhe trashëgimia tjetër e mbetur i përkasin trashëgimisë kulturore shqiptare. Ata në fakt do të thonë se ajo i takon trashëgimisë kosovare dhe për këtë kanë përkrahje”.
“Shpresoj se në mënyrë diplomatike do të arrijmë ta zgjidhim këtë dhe t’i ruajmë shenjtorët serbë”, ka thënë Vuçiqi, shkruan “b92”.