Vuçiqi: Kosova mbyti çdo lloj tregtie me Serbinë, vendosi papritur taksën 100 %
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka hedhur akuza ndaj palës kosovare sa i përket tarifës taksë 100% ndaj produkteve serbe.
Derisa po debatohej në Këshillin e Sigurimit për çështjen e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, Vuçiq ka thënë se nuk është përgjegjëse për tërheqjen e njohjeve ndaj shtetit të Kosovës, ndërsa dhe aplikimin e Kosovës për INTERPOL, e cilësoi humbje të madhe.
”Dua të ju them qartë se Serbia ka bërë përpjekje për të ruajtur për të mbajtur paqen, qetësinë dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin duke i përmbajtur nervat nga reagimi ndaj prezantimeve të ndryshme që vinin nga Prishtina dhe nuk pranojmë këtë frazë që është bërë e zakonshme”.
”Serbia ka përmbushur të gjitha obligimet e veta nga ajo marrëveshje. Serbia ka përmbushur çdo gjë sa i përket rregullimit të policisë, gjyqësorit dhe telekomit”.
”Kemi paralajmëruar Prishtinën dhe vazhdojmë ta kemi këtë proces negociimi me këtë proces të dialogut nën ombrellën e Bashkimit Europian”.
”Ju kemi thënë të mos na detyroni të krijojmë situatat të vështira”.
”Serbia është i vetmi shtet sovran sa i përket rezolutës 1244 përveç nëse ka ndryshuar diçka. I kemi paralajmëruar, që të mos shkojnë në votim për anëtarësim me të drejta në INTERPOL, UNESCO, por kanë kërkuar ta bëjnë këtë sepse kanë llogaritur në SHBA dhe vende europiane dhe kanë humbur”.
”Papritur vendosin tarifa në kundërshtim me CEFTA-n. Fillimisht ishte 10% por kur e panë se audienca shqiptare reagoi mirë e rritën atë në 100%”.
”Kanë mbytur cdo lloj tregtie qendrore mes Serbisë dhe Kosovës. Kanë vënë në rrezik një komunitet të tërë serb në Kosovë ssepse është e vetmja mënyrë për të mbijetuar e marr barna e ilaçe nga spitalet nga Serbia”.
”Kanë shkelur e rrënuar të gjitha këto marrëveshje që edhe BE-ja i referohet. A e imagjinoni dikë në shekullin 21 që ndalon dikë rrjedhjen e lirë të mallrave kapitale sepse nuk ju ka pëlqyer një vendim nga pala tjetër?”.