Vuçiqi krenohet se do të fle disa ditë në kazermë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Instagram ka publikuar një video në të cilëntregon ku do të qëndrojë në ditët në vijim.
Vuçiqi nga sot e deri më 9 shtator do të qëndrojë në Podrinje, ndërsa në video mburret se nuk do të qëndrojë në hotel, por në kazermë.
Në video, Vuçiqi tregon se si duken dhomat në kazermë, ambientet sanitare dhe dhoma ku thotë se do të fle.
Në video presidenti i Serbisë tregon një shtrat, një televizor dhe një frigorifer.
“Ata e sollën këtë frigorifer të vogël nga zyra ime në Beograd”, thotë Vuçiq dhe më pas kalon te dollapi. “Këmishët janë gati”, tha ai duke hapur dollapin.
“Do të jetë interesante për ditët e ardhshme këtu në Loznicë dhe Podrinje dhe pres që do të bëjmë shumë për njerëzit. Siç e shihni, do të jetë e mrekullueshme dhe e bukur për mua dhe shpresoj që njerëzit të jenë të kënaqur pas gjithçka që bëjmë për ta”, tha ai.