Vuçiqi kundër BE-së, vazhdon lidhjen me Kinën: Serbia do të jetë gjithmonë partneri i juaj

15 nëntor 2022 | 15:17

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka vazhduar promovimin e mbështetjes kineze në Serbi.

Vuçiqi ka thënë se është mirënjohës për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me Kinën, për siç ka theksuar ai, një vizion të përbashkët të përparimit të Serbisë.

“Gjithashtu i jam mirënjohës për të gjitha investimet dhe mbështetjen të shtetit kinez ndaj vendit tonë dhe që gjithmonë me vepra kanë treguar se janë miq të vërtetë të Serbisë”, është shprehur Vuçiqi

Më tutje, ai ka bërë me dije edhe për fillimin e linjës së re ajrore Beograd – Tendin, e cila sipas tij, do të lidhje edhe më tej popullin serb me atë kinez.

“Faleminderit që u bashkuat me ne sot. Serbia do të jetë gjithmonë partneri dhe miku juaj i ndershëm dhe i besueshëm”, ka thënë Vuçiqi.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë me ngulm që ta dënojë sulmin e Rusisë mbi Ukrainë dhe që të ndërpret ndikimin kinez në Ballkan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roberto Mançinin ka thënë se trajnerët italianë janë më të…