Vuçiqi: Kurti do ta përdorë Këshillin e Evropës për padi kundër Serbisë

31 mars 2024 | 13:34

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke e kërcënuar Serbinë për shkak të Këshillit të Evropës, pasi sipas tij Kosova do të ngris padi kundër Beogradit përmes institucioneve të kësaj organizate ndërkombëtare.

Duke komentuar paralajmërimin e Kurtit se Kosova do ta akuzojë Serbinë për krime lufte, Vuçiqi ka thënë se “Kurti ishte duke pritur që një shtet tjetër të bëjë padi, sepse Kosova nuk mund ta bëjë këtë, pasi nuk është një vend i njohur ndërkombëtarisht, kështu që dikush duhet ta bëjë në vend të tyre, e që është e vështirë”.

“Ai po kërcënon, pikërisht për shkak të Këshillit të Evropës, për shkak të asaj që ia kanë mundësuar Dora Bakoyannis dhe shtetet perëndimore dhe do të përdorë institucionet e asaj organizate për të ngritur padi kundër Serbisë përmes tyre. Është pjesë e planit masiv për presion dhe sulm ndaj popullit serb”, ka theksuar Vuçiqi, raporton “Kosovo Online”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. ka uruar të gjithë besimtarët…