Vuçiqi, Kurtit: Pse e thërret NATO-n kur je kaq i fortë? Pse nuk hyre në veri?

05 janar 2023 | 09:07

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka komentuar thirrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për shtimin e numrit të ushtarëve në KFOR, misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, shkruajnë mediet serbe.

Ai tha se do t’ia bëjë një “kundërpyetje” Kurtit.

“…Pse e thërret NATO-n kur je kaq i fortë? Pse nuk hyre 20 ditë në veri, po sikur je kaq i fortë, por ju e dinit, mos të flasim më tutje”, ka thënë Vuçiqi.

Lidhur me paralajmërimin se Derek Chollet, këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, do të shkojë në Beograd javën e ardhshme, Vuçiqi tha se me të “nuk do të jetë një bisedë e lehtë”.

“Pas kësaj është planifikuar ardhja e të gjithë ekspertëve nga Evropa”, ka thënë Vuçiqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje është therur me thikë disa herë i riu G.Madanaj…