Vuçiqi: Më 26 prill mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi
04 mars 2020
| 14:26
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 26 prill të këtij viti.
Në njoftim të tillë, Vuçiqi e ka bërë në një konferencë për medie.
Këto zgjedhje që do të mbahen në fund të prillit konsiderohen se do të jenë prej të më rëndësishmeve në dekadën e fundit në Serbi për shkak të situatës aktuale politike atje dhe dialogut me Republikën e Kosovës.
У складу са Уставом расписао сам изборе за народне посланике за 26. април 2020. године. Свим учесницима желим пуно успеха. #Srbija #izbori2020 pic.twitter.com/XTz8kmzxvz
— Александар Вучић (@avucic) March 4, 2020