Vuçiqi me një video mobilizon serbët për protestë

22 dhjetor 2022 | 12:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është deklaruar para një proteste të paralajmëruar të serbëve në Kosovë. Përmes një adresimi të publikuar në “Instagram”, Vuçiq ka thënë se ai “do të ofrojë mbështetje serbëve dhe nuk do të fshihet pas të fuqishmeve në botë”.

Vuçiqi ka kërkuar pjesëmarrje masive në protestë, si dhe është shprehur i bindur që do të jetë një protestë me shumë pjesëmarrës.

Presidenti serb ka deklaruar të mërkurën se barrikadat në Veriun e Kosovës do të largohen kur të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë raposodi i njohur, Ali Krasniqi. Lajmi është…