Vuçiqi me tone kërcënuese ndaj Kosovës, reagojnë nga presidenca

29 mars 2022 | 12:16

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, në një intervistë për televizionin serb “Happy Tv”, ka folur me tone kërcënuese ndaj Kosovës, duke thënë se “s’do ta kenë të lehtë, nëse ia mësyjnë veriut me ndonjë aksion”.

“Nuk kam dilemë nëse shqiptarët do të donin të bënin ‘Stuhinë’ në veri të Kosovës, por nuk do të jetë aq e lehtë”, ka thënë Vuçiqi.

Ndaj këtyre deklaratave të shefit të shtetit serb kanë reaguar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, duke thënë se Vuçiqi është i vetmi president në rajon që kërcënon fqinjët me luftë.

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka potencuar se Vuçiqi duhet të sanksionohet njëjtë sikur Vladimir Putini, pas këtyre kërcënimeve ndaj shteteve fqinje.

“Njëjtë sikurse Putini, Vuçiqi është i vetmi president shteti në rajonin tonë që kërcënon me veprime ushtarake kundër fqinjëve. Ashtu si Putini, ai duhet të sanksionohet për rrezikimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Vela në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se tashmë kanë…