Vuçiqi merr vaksinën kineze kundër koronavirusit

06 prill 2021 | 15:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u vaksinua të martën me vaksinën kineze “Sinopharm” kundër koronavirusit.

Ngjarja është transmetuar në televizion, në përpjekje për t’i inkurajuar serbët që të vaksinohen.

“E mora vaksinën dhe ndihem shkëlqyeshëm. Faleminderit punonjësve tanë të shkëlqyeshëm shëndetësorë. Faleminderit vëllezërve tanë kinezë”, ka shkruar Vuçiqi në llogarinë e vet në “Instagram”.

Vuçiqi ka kritikuar publikisht Bashkimin Evropian për qasjen e tij ndaj pandemisë së koronavirusit, me gjithë dhjetëra miliona dollarët ndihma për kujdesin shëndetësor në Serbi, raporton “Rel”.

Serbia ka siguruar doza të mëdha të vaksinave nga Kina dhe Moska, por edhe nga prodhuesit perëndimorë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Mbi 1.5 milion serbë kanë marrë tashmë së paku një dozë të vaksinës.

Por, rezistenca e ashpër dhe mosbesimi kanë bllokuar regjistrimet për vaksinim.

Muajin e kaluar, zyrtarët serbë kanë hapur mundësinë edhe për të huajt që të vaksinohen në Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka nderuar me…