Vuçiqi, natën nxit secesionizëm në Bosnjë, ditën takohet me Ruttenin

21 mars 2025 | 08:08

Tensionet e shtuara në Bosnjë nuk duken të jenë pengesë që liderët serbë të konsiderohen si partnerë seriozë.

I tillë duket edhe takimi i fundit mes presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Ky takim i mbajtur në Bruksel ngjan në një kohë kur një gjykatë e lartë shtetërore në Bosnjë ka dënuar kreun e Republikës Serbe, Milorad Dodik.

Vuçiq, me anë të një njoftimi, ka thënë se një takim si ky do të sheshojë udhën për bashkëpunim më të mirë mes Serbisë dhe NATO-s.

Temë kyçe e këtij takimi ishin marrëdhëniet e Serbisë me NATO-n, Kosova dhe gjendja e tendosur në Bosnjë.

“Kemi pafund tema për të folur me Sekretarin e Përgjithshëm Mark Rutte, nga bashkëpunimi i ndërsjellë mes Serbisë dhe NATO-s për gjendjen në Bosnjë e Hercegovinë, dhe marrëdhëniet me KFOR-in në Kosovë”, ka shkruar Vuçië në Instagram.

Kjo darkë ka në sfond gjendjen gati shpërthyese në Bosnjë pas dënimit të politikanit prorus.

Dodik u dënua me një vit burgim dhe iu ndalua përfshirja në politikë për gjashtë vjet sipas një vendimi të një gjykate në Sarajevë.

Ky vendim erdhi pasi i njëjti iu kundërvu Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, një mekanizëm ky që mbikëqyr prej vitit 1995 Marrëveshjen për Paqe të nënshkruar në Dejton.

Në kundërpërgjigjje, i ashtuquajturi Kuvend i Republikës Serbe vendosi që të ndalonte policinë dhe gjyqësinë federale që të hynte brenda territorit të entitetit.

Në këtë takim, megjihatë, Vuçiqi është shprehur se gjërat duhet të shtyhen përpara që të shmanget konflikti.

“Nuk e di nëse është sa duhet e qartë sa e ndërlikuar është gjendja në Bosnjë e Hercegovinë”, ka thënë ai. “Të gjithë duam ta shmangim këtë, dhe një incident do të jetë i mjaftueshëm për të gjithë ne që të jemi në telashe”.

Me këtë rast, Vuçiqi ka lavdëruar qasjen e Ruttes ndaj Serbisë, duke e quajtur atë “fare të ndershme” gjatë vizitës që pati kryer në Bosnjë.

“Jam i bindur për një bashkëpunim edhe më të mirë mes Serbisë dhe NATO-s në të ardhmen”, ka shtuar Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondacioni “Drita” sot do të mbajë tryezën e dialogut ndërfetar…