Vuçiqi në Davos: Unë për dialogun dhe taksën, Thaçi për vizat
21 janar 2020
| 16:29
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po merr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, ku është pjesëmarrës edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Vuçiqi ka thënë se atje ka folur për problemet që Serbia ka në rajon, ndërsa Thaçi ka folur më shumë për liberalizimin e vizave.
Ai ka thënë se shpreson që Qeveria e re në Kosovës ta heq taksën në mënyrë që të vazhdojë dialogu.
Gjithashtu, Vuçiqi ka komentuar arritjen e marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore Kosovë-Serbi.
“Thaçi vuri në dukje se disa në Evropë nuk e mirëpresin marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës për të futur një kompani ajrore dhe e pyetën nëse ishte për shkak të mbështetjes së ShBA-së”, ka thënë Vuçiqi.