Vuçiqi në konferencë me Radoiçiqin: Serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur pas një takimi me serbët nga veriu i Kosovës. Vuçiqi në fillim të konferencës për medie ka pasur konsultime me përfaqësuesit më të rëndësishëm të Listës Serbe.
“Ne ramë dakord të punojmë së bashku në javën e ardhshme që të dalim me një njoftim të përbashkët për të gjitha ngjarjet që na presin. Nga zgjedhjet që disa i kanë caktuar për 23 prill, në të cilat serbët nuk do të marrin pjesë, e deri të shumë çështje të tjera. Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është se takimi i radhës do të jetë në Rashkë, deri në të cilin duhet të pajtohemi për një platformë të përbashkët”, ka thënë Vuçiqi.
Më tutje, ai ka se serbët në Kosovë janë duke kërkuar mbështetje më të madhe nga Serbia.
“Njerëzit nga veriu dhe jugu kanë shfaqur indinjatë të madhe kundër lidershipit në Prishtinë. Ata kërkojnë mbështetje më të madhe nga shteti i Serbisë, dhe unë dëgjova dhe kuptova gjithçka që ata thanë”, ka thënë Vuçiqi, duke shtuar se serbët janë veçanërisht të indinjuar nga arrestimi i bashkëqytetarëve të tyre.
“Unë nuk jam një optimist i madh. Kam frikë se disa njerëz nuk e kuptuan se çfarë po ndodh në Kosovë”, ka thënë Vuçiqi.
Në konferencë, në krahun e Vuçiqit ka qëndruar Milan Radoiçiq, krimineli kryesor nga veriu i Kosovës, i hetuar dhe akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ai është edhe në listën e zezë të ShBA-së.