Vuçiqi në OKB thotë ‘rroftë Serbia’, përkthyesi ia plas të qeshurave (Video)

22 shtator 2022 | 11:44

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ajo që ka tërhequr vëmendje ishte e qeshura cinike e përkthyesit ndaj fjalës së fundit të Vuçiqit teksa ka thënë “rroftë Serbia”.

Ndërsa komente të tjera ka pasur edhe në videon e postuar në rrjetin social “Twitter”, ku disa komentues kanë thënë se përkthyesi nuk ka qeshur vetëm me fjalën “rroftë Serbia”, por me gjithçka që ka deklaruar Vuçiqi.

Kurse disa komentues të tjerë kanë thënë se salla ishte pothuajse bosh gjatë fjalimit të presidentit serb, pasi sipas tyre, shumë “nuk mund ta duronin fjalimin e tij”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës të enjten ka mbajtur mbledhjen…