Vuçiqi në Paris: S’ka takim të planifikuar me Kurtin

10 nëntor 2023 | 14:47

Përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Paris të Francës është duke qëndruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Nga atje, Vuçiqi ka thënë se nuk ka takim të planifikuar me Kurtin.

Sipas “Danasit”, Vuçiqi ka thënë se nuk e di se për çfarë do të fliste me Kurtin.

“Nuk ka pasur nisma për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nuk di çfarë të flas. Ai zgjodhi se me cilët përfaqësues të Bosnjës dhe Hercegovinës do të takohej”, ka thënë Vuçiqi, duke pretenduar se Kurti nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin.

“Për ne do të jetë e rëndësishme të ruajmë jetën e serbëve në Kosovë. Nuk besoj se do të ketë ndonjë përparim, veçanërisht formimi i Asociacionit”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka publikuar listën e…