Vuçiqi në prag të takimit me Kurtin në Bruksel: Na presin bisedime të rëndësishme

10 shtator 2023 | 14:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se në Bruksel pas katër ditësh do të pasojnë bisedime të rëndësishme dhe se sipas tij Beogradi, do të insistojë në paqe dhe dialog.

“Bisedime të rëndësishme na presin në Bruksel pas katër ditësh. Ne, si më parë, do të insistojmë në paqe dhe dialog dhe do të theksojmë se jemi pa mëdyshje me popullin tonë nga Kosova”, ka shkruar Vuçiqi në “Instagram”.

Më 14 shtator në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Blancos pritet ta rekrutojë lojtarin Kylian Mbappe në sezonin…