Vuçiqi nesër e informon qeverinë e tij për bisedimet me emisarët ndërkombëtarë

22 janar 2023 | 13:28

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të jetë i pranishëm në seancën e qeverisë serbe për të folur për takimin që zhvilloi me “pesëshen e madhe”.

Me ftesë të kryeministres Ana Bërnabiq, ai do të paraqitet nesër në seancë në orën 11:00, raportojnë mediat serbe.

Vuçiqi pritet të raportojë në qeveri për negociatat me delegacionin e lartë perëndimor.

Ai e ka cilësuar takimin me “pesëshen” perëndimore si një nga ditët më të vështira për Serbinë.

Vuçiqi ka paralajmëruar konsultime dhe shpreson për unitet, kanë raportuar mediat serbe.

Ai është shprehur se pret probleme dhe ndër të tjera ka thënë: “Ne do ta ruajmë dhe mbrojmë Serbinë”.

Pas seancës, siç është paralajmëruar, Vuçiq do t’i drejtohet publikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka komentuar vizitën e kryeministrit…