Vuçiqi nga Brukseli: Nuk pres asgjë nga takimi me Kurtin
26 qershor 2024
| 15:39
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk pret asgjë nga takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sot në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut.
Ai, pas takimit me komisionarin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se nga kryeministri Albin Kurti i pret fjalët e njëjta që do t’i thotë edhe pas takimit.
“Pres që ai të dramatizojë dhe të bërtasë, ndërsa unë i them të mos qetësohet. Pastaj ai do të dalë dhe do të thotë se çfarë ka bërë ‘Putini i vogël’, asgjë e re”, ka thënë Vuçiq për Kurtin, shkruan “B92”.