Vuçiqi njoftoi se ka ardhur një aktakuzë e re nga Haga kundër Sheshelit

28 shtator 2023 | 08:11

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se kundër Vojisllav Sheshelit ka ardhur një aktakuzë e re e Hagës.

Ai theksoi se aktakuza është ngritur kundër Vojisllav Sheshelit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij për mospërfillje të gjykatës.

“Thjesht për të shtuar diçka më shumë në të gjitha presionet”, tha Vuçiqi.

Vojisllav Shesheli është ndër politikanët më kontrovers në Ballkan. Ai u dënua nga tribunali i Hagës për krime lufte.

Në vitin 2014 ai u lirua nga Scheveningeni ku po gjykohej për krime lufte, për t’iu nënshtruar kurimit të kancerit. Në zgjedhjet e 2013-s, ai me partinë e tij i fitoi 23 ulëse në parlament.

Ai ka lindur në Sarajevë, nga prindër serbë etnikë. Thuhet se gjatë edukimit të tij, ai është ndikuar nga veprat e Marksit, Engelsit e Leninit, por që poashtu e ka lexuar Trotskyn dhe Maon për njëfarë kohe.

Në kohën sa ishte në universitet, ai ishte ndër profesorët më të ashpër kundër profesorëve myslimanë të Shkencave Politike, duke i akuzuar ata si përgjegjës për situatën dhe duke thënë se janë “panislamistë”.

Gjatë kohës së Jugosllavisë, aktiviteti politik i Seseljit kishte qenë mjaft kontraverz poashtu, duke bërë që të burgosej disa herë. Më 9 korrik 1984, atij iu dha madje një dënim prej tetë vitesh, për promovimin e një platforme nacionaliste e anarko-liberale që ka kryer aktin kriminal të kundër-revolucionarizmit. Por, dënimi i tij ishte reduktuar nga tetë në gjashtë, pastaj në katër, dhe më së fundi në vetëm dy vjet.

Sipas John Muellerit, Shesheli u bë mentalisht i paqëndrueshëm si rezultat i torturave dhe rrahjeve që i kishte përjetuar në burg.”

Partia e tij gjatë luftës së Kosovës kishte qenë e vetmja që nuk e kishte mbështetur tërheqjen e trupave serbe nga territori i Kosovës, raporton Periskopi.

Gruaja e tij, Jadranka Sheshel është nga Podujeva dhe ka garuar për presidente të Serbisë në vitin 2012.

Shesheli është autor i afër 200 librave, shumica në formën e dokumenteve dhe transkriptave nga intervistat dhe paraqitjet publike. Disa nga titujt e librave janë formuluar si fyerje ndaj armiqëve të tij, gjykatësve e prokurorëve, figurave të brendshme e të jashtme politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende nuk dihet se si do të veprohet me qindra…