Vuçiqi: Njohja e Kosovës nga Serbia është vetëm një ëndërr, Trajkoviqi po gënjen

07 shkurt 2023 | 11:02

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do e pranojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nëse plotësohen gjashtë kushte të propozuara nga ai.

Në mesin e gjashtë kushteve që ka përmendur Kurti, ishte edhe njohja reciproke nga ana e Serbisë.

Këtë propozim të Kurtit e ka hedhur poshtë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiqi ka thënë se nuk do të ketë njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Populli serb, qytetarë të Serbisë. Agjentja perëndimore Rada Trajkoviq po thotë se unë kërkojë mbrojtje për familjen time, jo shpëtim për popull serb në Kosovë. Ajo gënjen, sikurse ata deputetë në Kuvend që folën marrëzira”, ka thënë Vuçiqi.

Më tutje, ai ka thënë se po e mbron Serbinë dhe se njohja reciproke është vetëm një ëndërr.

Kurti dhe Vuçiqi të hënën janë takuar ndaras me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak me të cilin kanë  diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe dialogun Kosovë-Serbi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar…