Vuçiqi: Njohja e Kosovës nuk është zgjidhje kompromisi
24 korrik 2018
| 11:49
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Kosova nuk është e interesuar të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Vuçiq ka theksuar se afati i fundit për formimin e asociacionit është 4 gushti dhe se në këtë drejtim ende s’ka asgjë.
Sipas tij “qëllimi i vetëm i Prishtinës është të marrë veriun e Kosovës”.
Presidenti serb gjithashtu ka pohuar se Britania është e interesuar që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, e që sipas tij, nuk është zgjidhje kompromisi, shkruan “Tanjug”.