Vuçiqi: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën varet nga formimi i Asociacionit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se i mëtutjeshëm i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën varet nga formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Këto komente ai i ka bërë pas takimit që pati me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
“E falënderova Wolfgang Sobotkën për mbështetjen që Austria i jep Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Gjithashtu diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik, që përfshin një fluks më të madh të investimeve austriake. Sa i përket dialogut me Prishtinën, kam theksuar edhe një herë se procesi i mëtutjeshëm i normalizimit varet nga formimi i Asociacionit të komunave serbe”, ka shkruar Vuçiq në “Instagram”.
Kryeparlamentari austriak të hënën ka qëndruar për vizitë zyrtare edhe në Kosovë.