Vuçiqi: Nuk do të lejojmë që një pakicë të menaxhojë më Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë për medie gjatë ditës së sotme, ka thënë se nuk do të lejojë askënd që të kërcënojë përmes dhunës.
Këtë konferencë Vuçiq e ka mbajtur pas protestave që ishin dje në Serbi.
“Nuk do të lejojmë që një pakicë prej një, dy, pesë apo njëqind mijë persona të menaxhojnë më Serbinë sepse është e dhunshme, prandaj nuk do ta lejojmë kurrë këtë lloj ngjarjeje politike”, ka deklaruar Vuçiqi.
Ai ka thënë se askush nuk kishte mbajtur kurrë një konferencë në Serbi në rrethana të tilla.
“Doja të tregoja se nuk duhet të ketë frikë në Serbi, të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe se ligji do të zbatohet”, është shprehur Vuçiqi, duke e përgëzuar punën e policisë.
“Dhuna ka mbaruar. Të gjithë ata që kryejnë dhunë do të përgjigjen”, ka thënë Vuçiqi.