Vuçiqi: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës
Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por as nuk do të nxisë luftë e konflikt në Kosovë, ishin mesazhet që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ua ka transmetuar qytetarëve serbë të tubuar në Mitrovicën Veriore.
Fjalimin e tij, Vuçiqi është mbajtur në përmbyllje të vizitës dyditore në pjesën veriore të Kosovës. Aty, ai është pritur nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve serbë, ndërkohë që qyteti ishte përplot me fotografi e pankarta që i dëshironin mirëseardhje Vuçiqit.
“Ua them, se ata që deklarojnë se unë duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës deri në fund të vitit, ju garantoj se kjo është gënjeshtër”, ka thënë Vuçiqi.
Sipas tij, krejt për çka ai po angazhohet është një zgjidhje kompromisi dhe zgjidhje paqësore.
“Kur u thonë se dua ta ndryshoj kufirin, nuk po ua thonë të vërtetën”, tha Vuçiq, duke shtruar më pas pyetjet, sipas tij plotë dilema –“ku është kufiri sot?”.
“Në fakt, unë dua t’i ndryshoj të drejtat e juaja dhe t’ua mundësojë të gjitha drejtat që u takojnë në botën e qytetëruar”, ka nënvizuar ai.